back home
në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)
Fondi i Arkitekturës në Shqipëri zbaton projektin “Back Home” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Projekti synon të mbështesë bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësohet ofrimi i shërbimeve për qytetarët në nivel lokal.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit “Back Home” eshtë krijimi i një ekosistemi të qëndrueshëm për rikthimin dhe ri-integrimin e të rinjve shqiptarë të kualifikuar, duke kontribuar në zhvillimin krijues dhe përfshirjen sociale në Shqipëri. Projekti adreson fenomenin e “brain drain”, duke themeluar Klubin e Artit si një mekanizëm që frymëzon të rinjtë, lehtëson kthimin dhe angazhimin e profesionistëve dhe i nxit gjeneratat e reja drejt sektorëve krijues.
Aktivitetet
Aktiviteti 1.1 – Identifikimi i vlerave të komunitetit
Aktiviteti 1.2 – Hartëzimi i modeleve të suksesit
Aktiviteti 2.1 – Takime tematike mbi filmin dhe animacionin
Identifikimi i vlerave të komunitetit
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të identifikonte dhe dokumentonte vlerat përfaqësuese të komunitetit të Patosit, duke përfshirë trashëgiminë kulturore, elementët socialë, traditat, dhe praktikat komunitare që formësojnë identitetin e qytetit.
Takime tematike mbi filmin dhe animacionin
Punëtoritë sollën qasje eksperimentale në interpretime të animacionit, historisë, zhvillimeve sociale dhe filmit, duke përfshirë nxenës, studentë, banorë dhe profesionistë që ndanë ide mbi mënyrat e reja të bashkëjetesës në komunitet..
Prezantimet dhe diskutimet publike u fokusuan në shpalosjen e rezultateve të kërkimit dhe procesit të punës, duke e bërë publikun pjesë aktive të dialogut ndërmjet artit,filimt dhe komunitetit.
Hartëzimi i modeleve të suksesit
Në kuadër të këtij aktiviteti u realizua identifikimi dhe analiza e praktikave të mira që mund të përshtaten në kontekstin e qytetit të Patosit, me një fokus të veçantë në filmin dhe muzikën si mjete të zhvillimit kulturor dhe përfshirjes sociale.
Procesi u zhvillua përmes takimeve tematike, ku morën pjesë artistë lokalë, profesionistë të fushave krijuese dhe përfaqësues të institucioneve arsimore e kulturore.
Aktivitetet
Aktiviteti 2.2 – Takimi tematik mbi muzikën
Aktiviteti 3.1 – Festivali “Back Home” (faza e parë)
Aktiviteti 3.1 – Festivali “Back Home” (realizimi)
Festivali “Back Home”
Festivali “Back Home” u zhvillua gjatë një periudhe tre-ditore, duke e kthyer qytetin e Patosit në një qendër të gjallë të veprimtarive kulturore dhe artistike. Programi përfshiu një kombinim të koncerteve muzikore, shfaqjeve filmike dhe aktiviteteve të hapura për komunitetin, që synuan të ndërthurin artin me jetën e përditshme dhe të krijojnë ura komunikimi mes brezave.
Festivali “Back Home”
Ngjarjet u zhvilluan në hapësira publike simbolike të qytetit, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, ndërsa të rinjtë morën rol drejtues në menaxhimin dhe zbatimin e programeve artistike. Festivali u perceptua si kulmi i projektit, duke reflektuar frymën e bashkëpunimit, kreativitetit dhe përfshirjes sociale që e karakterizuan gjithë procesin.
Takimi tematik mbi muzikën
Aktiviteti u mirëprit nga komuniteti dhe u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë e të rinjve dhe banorëve, duke krijuar një atmosferë bashkëpunuese dhe të gjallë kulturore. Përmes dialogut dhe performancave, pjesëmarrësit patën mundësinë të reflektojnë mbi rëndësinë e ruajtjes dhe rigjallërimit të trashëgimisë muzikore, duke e parë muzikën si një element identitar dhe bashkues.
Back Home - Patos
Projekti Back Home arriti të angazhojë me sukses mbi 200 përfitues të drejtpërdrejtë (nxënës, të rinj dhe banorë), duke krijuar një rrjet bashkëpunimi dhe pjesëmarrjeje që nuk mbaron me fundin e projektit. Themelimi i Klubit të Artit është trashëgimia më e rëndësishme e tij, pasi do krijojë një mekanizëm të qëndrueshëm ku të rinjtë mund të bashkëpunojnë, të krijojnë dhe të shprehin identitetin e tyre kulturor. Projekti do tregojë se muzika, filmi dhe hapësirat publike mund të shndërrohen në instrumente të fuqishme për forcimin e komunitetit dhe rikthimin e krenarisë qytetare. Ai do i japi Patosit një platformë të re për zhvillim kulturor dhe e pozicionoi atë si një qytet me potencial për tërheqjen dhe angazhimin e të rinjve në sektorët krijues.
Shpallje Kërkesë për shprehje interesi
Project Coordination & Management
Logistics
Print & Materials
Activities & Events
4.1.1 Zbatimi i Aktivitetit_Identifikimi i Vlerave te komunitetit
4.1.2 Zbatimi i Aktivitetit_Hartëzimi i vlerave te komunitetit
4.2 Takime tematike
4.2.1 Zbatimi takimit tematik_Muzika
4.2.2 Zbatimi takimit tematik_Filmi
4.3 Aktivitetet e Eventit
Visibility & Communication Materials